Një piton tre metra i gjatë ka befasuar blerësit në një supermarket në Sidnei, duke u rrëshqitur përgjatë një rafti në pjesën e erëzave.
Supermarketi “Woolworths” shtrihet në buzë të një hapësire të madhe të shkurreve në periferi veriperëndimore të qytetit.
Helaina Alati ishte në një dyqan në Sidnej, kur gjarpri 3 metra, jo helmues, doli nga rafti.
Për fat të mirë për të dyja palët, Alati është një shpëtuese e kafshëve të egra dhe e njohur me gjarpërinjtë.
"Sapo ktheva kokën dhe ai ishte rreth 20 cm larg nga fytyra ime, vetëm duke më shikuar drejt," tha ajo.
Duke e njohur atë menjëherë si një piton diamanti, Alati e dinte se nuk ishte helmuese pasi nxirrte dhe tundte gjuhën.
"Ai po më shikonte drejtpërsëdrejti gjatë gjithë kohës, pothuajse si ai duke thënë: "A mund të më nxjerrësh jashtë të lutem?”.
https://www.youtube.com/watch?v=HRWXHMiBIuQ
Pasi filmoi gjarprin, zonja Alati lajmëroi stafin dhe tha se ajo mund t'i ndihmonte ata ta nxirrnin jashtë.
Ajo mori një çantë gjarpri nga shtëpia e saj, u kthye në dyqan, e goditi atë në bisht dhe ai u fut.
Ajo pastaj e lëshoi atë larg shtëpive në shkurre, një habitat natyror për speciet rreth Sidneit., shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Një mbajtëse e trajnuar e gjarpërinjve, Alati ka kryer të paktën 20 shpëtime gjarpërinjsh më parë.
"Ata thjesht më tërheqin mua, mbase ata thjesht mendojnë se unë jam personi që kujdesem dhe mbroj kafshët", tha Helaina.
“Ndoshta ishte fshehur në raft gjithë mëngjesin kur dhjetëra njerëz e kaluan atë dhe kapën erëza", shtoi ajo.
https://www.youtube.com/watch?v=ShF_R6w8lCA
https://www.youtube.com/watch?v=0WcSjAa1fLA
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.