Adele habiti fansat e saj në fillim të viti 2020 me humbje drastike në peshë.
E këtë humbje peshe ajo e arriti duke ndjekur gjashtë hapa, të cilët mund t’i ndiqni edhe ju, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Gjashtë hapat përmes së cilëve humbi peshë Adele:
1.“Reformator Pilates”
Thuhet se Adele kishte marrë “pilat reformator” me shokun e saj Ayda Field.
Edhe pse në intervistën e saj më të fundit ajo tha se regjimi i saj i stërvitjes përfshinte kryesisht pesha, ecje ose boks dhe kardio.
2.Stërvitjet në shtëpi
Humbja e peshës së Adele është edhe nga Trajneri i Trupit Joe Wicks, pasi ajo ndoqi fshehurazi videot e stërvitjes me intensitet të lartë të trajnerit personal, shumë kohë para famës së tij në mes të pandemisë.
3.Trajnimi me pesha
Trajnimi me pesha ndihmon në shndërrimin e yndyrës në muskuj, gjë që ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit.
Ndryshe nga stërvitjet kardio, nuk zvogëlon masën e muskujve, e cila është jetike për të marrë rezultate afatgjata.
4.Ndërprerja e sheqerit
Adele më parë pranoi se ajo pinte rreth dhjetë gota çaj në ditë, secila me dy sheqerë brenda.
Sheqeri i tepërt mund të çojë në shtim në peshë si dhe në prishje të dhëmbëve.
5.Fokusimi tek vetja
Ndarja me ish-bashkëshortin ishte një shtysë e madhe e Adele për humbje në peshë.
Në një postim të rrallë në Tëitter në maj të vitit 2019, ajo pati shkruar se tërë kohën poi a kushton vetës.
6.Hipnoterapia
Ka pasur raportime se Adele ka punuar me hipnoterapisten Susan Hepburn për ta ndihmuar atë të arrijë humbjen e saj dramatike në peshë.
Ajo ka qenë e lidhur me klientë të tjerë të famshëm dhe njihet për të qenit diskrete dhe nuk pranon të zbulojë se me kë punon.
Hipnoterapistja nuk pranoi të komentojë kur u pyet nëse ajo po punon me fituesen e çmimit Grammy, por tha se ajo ka ndihmuar shumë klientë jo vetëm të humbin shumë peshë, por edhe ta mbajnë atë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.