Dy aksidente kanë ndodhur mbrëmjen e së premtes në lagjen “Veternik” në Prishtinë.
Në redaksinë e Klankosova.tv kanë arritur fotografi nga vendi i ngjarjes për të dy aksidentet. Në bazë të pamjeve, shihet se në të dy aksidentet janë të përfshira tri vetura.
Në njërin prej aksidenteve, në vendin e ngjarjes shihet se ka dalë edhe autoambulanca.
Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.