Policia në Massachusetts e publikoi një video të një të dyshuari që konsiderohej “I armatosur dhe i shijshëm” – një gjeldeti që në mënyrë agresive e ndoqi veturën e një patrulle policore.
Polici nga Cheshire, Dylan Vandoloski, tregoi se teksa po i jepte veturës, gjeldeti që shihet në video kishte tentuar të futej brenda përmes dritares.
“Për çdo informacion mbi vendndodhjen e këtij subjekti, ju lutem t’i telefononi Departamentit të Policisë Cheshire. Mos iu afroni, sepse konsiderohet I ARMATOSUR dhe I SHIJSHËM”, shkroi me shaka polici në rrejte sociale.
https://youtu.be/RZ07Ijp1rzw?t=2
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.