Një vizitor në ishullin Misisipi gjeti një iPhone të humbur në ujë dhe ishte në gjendje t'ia kthente pronarit të tij pasi zbuloi se pajisja punonte ende pas gati një jave nën ujë.
Erin Skaggs tha se e humbi telefonin e saj në ujë gjatë një udhëtimi në Ditën e Përkujtimit në ishullin Horn.
"Unë supozova se ishte një kauzë e humbur," shkroi Skaggs në një postim në Facebook, dhe shtoi se e bleu një telefon të ri ditën tjetër.
Ndërkaq, Cody Lowe nga Biloxi tha po ashtu në një postim në Facebook se ishte duke e vizituar ishullin kur e gjeti telefonin në ujë. Më pas e kishte futur në prizë dhe u befasua kur pa se ai ende funksiononte.
Pas kësaj ai postoi një foto të ekranit të kyçur të telefonit -- një foto e Skaggs dhe burrit të saj -- dhe ajo u shpërnda qindra herë para se të binte në vëmendjen e pronares, e cila ishte shprehur se u ndje veçanërisht mirënjohëse për kthimin e telefonit sepse përmbante shumë fotografi për të cilat ajo kishte frikë se do të humbisnin përgjithmonë.
"Faleminderit Cody Lowe! Faleminderit të gjithëve që më dërguan mesazh për të më thënë! Dhe faleminderit Apple për prodhimin e telefonave të papërshkueshëm nga uji," shkroi Skaggs.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.