Ndonëse gjendemi në pikë vere, ka ende vende në të cilat mbizotëron acari!
Melbourne i Australisë ishte zyrtarisht qyteti më i ftohtë në planet për këtë mëngjes, njofton Klan Kosova.
Acari i ftohtë goditi vendin gjatë natës derisa temperaturat shënuan – 4 gradë celsius.
Mail Online shkruan se për qytetarët nga Melbourne ky ka qenë mëngjesi më i ftohtë i vitit deri më tani dhe dita më e ftohtë e Qershorit në dy vjetët e fundit, ndërkohë që zhiva ka rënë nën 0 gradë në disa pjesë të qytetit.
Departamenti i Lartë i Meteorologjisë në Melbourne po ashtu konfirmoi se mëngjesi i sotëm ishte më i ftohti në Melburn që prej 16 Korrikut të vitit të kaluar, njofton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.