Në Samadrexhë të Suharekës, gjatë një kontrolli të përbashkët nga Komisioni për Siguri Publike, Komisioni për Miniera dhe Minerale dhe njësitë relevante policore, në një gurëthyes pronë e një burri janë gjetur dy detonatorë elektrikë.
Dyshohet se ato janë përdorur për minime të kundërligjshme, transmeton Klankosova.tv.
Sipas Prokurorisë, detonatorët janë sekuestruar, ndërsa rasti është iniciuar dhe hetimet janë në vazhdim.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.