Azem Vrenezi, banor i fshatit Marali të Malishevës, beson që në murin që gjendet në oborrin e tij janë disa gurë që i takojnë antikitetit.
Madje sipas tij ata janë bartur nga një lokalitet ku ka ekzistuar një kishë, derisa disa shenja që gjenden në gurë i lidhë me Ilirët.
Por në një prej tyre është edhe një mbishkrim “M.Aurel”, që banori nuk përjashton që mund të ndërlidhet me perandorin Mark Aurel, njofton Klan Kosova.
Diçka e tillë në Insititutin Arkeologjik u tha se nuk mund të konfirmohet pa u kryer hulumtimet ekzakte.
Megjithatë, gurët besohet t’i takojnë antikitetit.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=Hfh3dE8gDpE
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.