Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët, se në zonën e vërshimeve, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në afërsi të Prishtina Mall, janë gjetur disa tabela të automjeteve, të cilat janë dorëzuar në Stacionin Policor në Graçanicë.
Andaj, me këtë rast, policia ka ftuar pronarët e këtyre tabelave që të paraqiten në këtë stacion policor për tërheqjen e tyre, transmeton Klankosova.tv.

●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.