Biologët e Shërbimit të Parkut Kombëtar në Karolinën e Veriut kanë bërë një zbulim të pazakontë ndërsa kontrolluan foletë e breshkave të detit. Ata gjetën një breshkë me dy koka.
Shërbimi i Parkut Kombëtar tha se biologët e kafshëve të egra në Cape Hatteras National Seashore, në Bankat e Jashtme të Karolinës së Veriut, hasën në breshkë të pazakontë në plazh këtë javë.
“Nuk është e përditshme që biologët të gjejnë një breshkë deti me dy koka”, thuhet në një postim në rrjetin social Facebook, transmeton Klankosovao.tv.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.