Qendra Kombëtare për Fëmijët e Zhdukur dhe të Shfrytëzuar njoftoi të mërkurën se Kayla Unbehaun, e cila është zhdukur që nga viti 2017 kur dyshohet se u rrëmbye nga nëna e saj, Heather Unbehaun, është gjetur e gjallë.
15-vjeçarja, e cila ishte 9 vjeçe kur u mor nga periferia e Çikagos, ndodhej në Asheville, N.C., kur një punonjës në një dyqan e njohu nënën e saj.
Në vitin 2017, babai i Kaylas, Ryan Iskerka, fitoi kujdestarinë e plotë të vajzës. Më 5 korrik 2017, Iskerka zbuloi se Heather Unbehaun ishte larguar me Kayla.
Rasti i Kaylas u profilizua në një episod të vitit 2022 të “Mistereve të pazgjidhura” të Netflix, që mbulonte rastet e fëmijëve të rrëmbyer nga prindërit.
NCMEC lëshoi një deklaratë në emër të Iskerkas.
"Jam shumë i lumtur që Kayla është e sigurt në shtëpi. Dua të falënderoj Departamentin e Policisë në South Elgin, Qendrën Kombëtare për Fëmijët e Zhdukur dhe të Shfrytëzuar dhe të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit që ndihmuan me rastin e saj", tha Iskerka.
"Dua gjithashtu të falënderoj të gjithë ndjekësit e faqes "Bring Kayla Home" në Facebook, të cilët ndihmuan ta mbajmë gjallë historinë e saj dhe kanë qenë të dobishëm në përhapjen e ndërgjegjësimit. Ne kërkojmë privatësi teksa po njihemi përsëri dhe lundrojmë në këtë fillim të ri“, vazhdoi tutje babi i vajzës, Iskerka.
Heather Unbehaun, e cila ka një urdhër ekstradimi për Illinois, u arrestua të shtunën dhe u mbajt në objektin e paraburgimit të qarkut Buncombe përpara se të lirohej të martën. Ajo është planifikuar të dalë në gjykatë më 11 korrik.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.