Aktori nga Koreja e Jugut, Lee Sun-kyun, është gjetur i vdekur.
Ai që njihet për rolin e tij në filmin fitues të Oscar, Parasite, është gjetur pa shenja jete në një veturë në Seul, disa javë pas një hetimi intensiv të policisë pas dyshimeve se përdorte drogë, raporton Euronews, përcjell KlanKosova.tv.
Policia dhe zyrtarët e emergjencës e kanë gjetur trupin e Lee, në atë që ata besuan të jetë gjendje pa vetëdije, në veturën e parkuar në rrugë në veri të Seulit. Më pas është konfirmuar se ai ishte i vdekur.
Policia ka qenë në kërkim të 48-vjeçarit, pasi kishte pranuar një raport se ai ishte i zhdukur.
Ata kanë refuzuar që të japin detaje të mëtejme, qoftë edhe nëse bëhet fjalë për vetëvrasje ose jo.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.