Krijuesi i serisë së animacionit “Yu-Gi-Oh!”, Kazuki Takahashi, është gjetur pa shenja jete në oqean, në brigjet e Japonisë.
60-vjeçari u pa i shtrirë me fytyrë përmbysur, me trupin e tij të pajetë duke u gjetur nga Roja Bregdetare e Japonisë.
Takahashi kishte qenë me pushime i vetëm në ishullin Okinawa, dhe më pak se dy orë para se të gjendej trupi i tij, policia kishte marrë një telefonatë nga një kompani e makinave me qira, duke thënë se ai nuk e kishte kthyer automjetin e tyre dhe ata nuk kishin mundur të kontaktojnë me të.
Makina u gjet më vonë e parkuar pranë plazhit në qytetin Onna, rreth 7.5 milje larg nga vendi ku rojet bregdetare gjetën trupin e tij.
Ekzaminimet fillestare treguan se ai kishte vdekur një ose dy ditë më parë, raporton DailyStar, transmeton Klankosova.tv.
Takahashi nisi “Yu-Gi-Oh!” në vitin 1996, në revistën Weekly Shōnen Jump, ku u serializua deri në vitin 2004, duke shitur mbi 40 milionë kopje. Franshiza krijoi gjithashtu një seri televizive anime.
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.