Një 72-vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Sektor Seman, i cili sipas policisë banonte në Fier.
Bazuar në njoftimin e policisë, i moshuari ishte shpallur në kërkim që nga 12 korriku, pas raportimit që kishte bërë vëllai i të ndjerit, transmeton Klankosova.tv.
“Në tokat e fshatit Sektor Seman është gjetur i dekompozuar trupi i pajetë i shtetasit M. Sh., 72 vjeç, banues në Fier. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune”.
“Ky shtetas është shpallur në kërkim më datë 12.07.2025 nga Komisariati i Policisë Fier, pas kallëzimit të bërë nga vëllai i tij për largim nga banesa. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes,” thuhet në njoftimin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.