Një shkencëtar i mirënjohur rus, me lidhje të ngushta me Universitetin e Edinburgut, i cili punoi rreth vaksinës kundër virusit korona, u gjet i vdekur në Shën Petersburg.
Mediat ruse raportojnë se Aleksandar Sasha Kaganski, 45-vjeçar, i cili është i njohur për punën e tij në luftën kundër kancerit, ishte në të brendshme kur ra nga dritarja e banesës së tij në katin e 14, shkruan kurir.rs, transmeton Klan Kosova.
Gjithashtu policia ka thënë se dyshohet që ai kishte një plagë thike.
Trupi i tij u gjet nga një fqinj në rrugë dhe policia beson se ka pasur një përleshje para se Kaganski të binte nga ndërtesa.
Hetimi është duke vazhduar, ndërsa autoritetet në Rusi bëjnë të ditur se vdekjen e këtij shkencëtari po e hetojnë si një vrasje të mundshme.
Për këtë rast u arrestua një i dyshuar 45-vjeçar dhe marrja në pyetje po vazhdon.
Kaganski ishte asistent profesor në Vladivostok të Rusisë dhe po ashtu punoi edhe në Edinburgh të Skocisë për 13 vjet. I njejti kishte punuar edhe për zbulimin e vaksinës kundër koronavirusit.
Sidoqoftë, nuk dihet se në cilën prej shumë vaksinave kundër COVID-19 ka punuar shkencëtari në fjalë.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.