Kontaminimi plastik është gjetur në mishin e lopës dhe në mishin e derrit për herë të parë, si dhe në gjakun e lopëve dhe derrave.
Shkencëtarët në Universitetin Vrije të Amsterdamit gjetën grimca në tre çerekë të produkteve të mishit dhe qumështit të ë testuar si dhe në secilën mostër të gjakut.
Plastikë u gjend edhe në secilën mostër të ushqimit të kafshëve, e që jep indikacione për një rrugë potenciale të kontaminimit. Produktet e ushqimit ishin paketuar në plastikë, e që është një tjetër mundësi.
Hulumtuesit nga ky universitet kishin raportuar për mikroplastikë të gjetur në gjakun e njeriut për herë të parë në mars, duke përdorur metodat e njëjta që i përdorën për t’i testuar produktet e kafshëve.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.