Një portofol i gjetur brenda murit të një vile që po rinovohej në Gjeorgji, u kthye në familjen e pronarit 66 vjet pasi ishte humbur.
Mary Kay Andrews, një autore bestseller e New York Times, tha se ekipet që rinovuan vilën e saj në Tybee Island shikuan brenda një muri dhe zbuluan një portofol që dukej se ishte aty për dekada.
Dokumentet brenda kartëmonedhës identifikuan pronaren e saj si Melba Lanier, e cila jetoi në atë shtëpi së bashku me bashkëshortin Jack, kur ishin të sapomartuar në vitin 1954.
Postimi i Andrews në Facebook për zbulimin arriti tek fëmijët e Jack dhe Melba – Sheryl dhe Kevin Lanier, të cilët thanë se portofoli do të mbahet si një trashëgimi familjare.
“Ka shumë rëndësi për mua dhe do ta ruaj dhe vendos në një kuti, si dhe do ta kujtoj përgjithmonë, e më pas do t’ia kaloj vajzës sime”, tha Sheryl Lanier për WTOC-TV.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.