Arkeologët egjiptianë thonë se kanë zbuluar një varr 4400 vjeçar pranë piramidave, jashtë Kajros, transmeton Klan Kosova.
Ministria e Antikiteteve në Egjipt, njoftoi se në të janë gjetur piktura murale të ruajtura mirë dhe me ngjyra, që përshkruante gruan emri i së cilës është Hetpet.
Lideri i gërmimeve Mostafa Weziri thotë se, “skena të tilla janë të rralla dhe më parë janë gjetur vetëm në varrin e Ka-Iberit (në Mbretërinë e Vjetër)”.
Besohet se ajo ka jetuar rreth vitit 2400 para së re, dhe është përshkruar në varrin e saj duke bërë gjueti dhe peshkim, si dhe e ulur në një tavolinë të madhe ku merr dhurata nga fëmijët e saj.
Gjithashtu është gjendur një pjesë e gdhendur me emrin dhe titullin e saj. Varri u zbulua në varrezat perëndimore të Gizës.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.