Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete një shtetase e huaj në Shtërpcë.
Në bazë të raportit 24-orësh, thuhet se lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante dhe mjekësia ligjore, dhe rasti është inicuar si "Hetim i vdekjes".
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë”, thotë Policia. /Klankosova.tv
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.