Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar gjatë ditës së sotme se është angazhuar në kërkimet për një person të zhdukur në lagjen Velania të Komunës së Prishtinës.
Ai ishte identifikuar si Jashar Jashari.
Mirëpo, siç mëson Klankosova.tv, i njëjti është gjetur pa shenja jete, po në Velani.
Gjetja e trupit të pajetë është bërë nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim në bashkëpunim me FSK-në.
Vdekja e tij është e dyshimtë. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.