Margaritari më i vjetër natyral në botë është zbuluar në një ishull të Abu Dhabi, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Perla e vjetër tetë mijë vjet është gjetur gjatë gërmimeve në Ishullin Marawah, aty ku u zbulua edhe arkitektura më e hershme në këtë shtet, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Autoritetet kanë thënë se zbulimi ka dëshmuar se kjo perlë është tregtuar në këtë rajon që nga koha e Neolitit.
Ajo do të ekspozohet muajin e ardhshëm në galerinë “Louvre” në Abu Dhabi.
“Zbulimi i xhevahirit më të vjetër në botë në Abu Dhabi qartëson shumë rreth historisë tonë ekonomike dhe kulturore dhe tregon që ajo i ka rrënjët thellë të shtrira në parahistori”, ka thënë Mohamed Khalifa Al Mubarak, kryetar i Departamentit të Kulturës dhe Turizmit të Abu Dhabi.

●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.