Në Qendrën e Paraburgimit të Mitrovicës Veriore është gjetur një sasi prej 15.89 gram marihuanë, e cila u zbulua në ambient të hapur afër një muri.
Rasti është në hetim nga autoritetet, transmeton klankosova.tv.
''Është raportuar se brenda hapësirës së burgut në ambient të hapur afër një muri është gjetur një sasi me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 15.89 gram. Rasti është duke u hetuar''.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.