Policia ka dhënë detaje për rastin e vjedhjes së një veture të martën në Mitrovicën e Veriut.
Policia shton se automjeti i vjedhur ishte lokalizuar dhe gjetur i braktisur në fshatin Frashër. Më pas, është arrestuar dhe kapur i dyshuari Xh.N., 45-vjeçar, në rrugën “Filip Vishnjiq”.
"Pas arrestimit dhe sjelljes në stacionin policor, të njëjtit i është bërë matja e alkoolit dhe ka rezultuar se ndodhej nën ndikimin e alkoolit me një vlerë prej 1.21%".
"Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, dhe është iniciuar rasti 'Vjedhje', i dyshuari dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë", thuhet në njoftim.
Policia pohon se mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe në ruajtjen e sigurisë për të gjithë qytetarët.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.