Nga 13 marsi i vitit të kaluar kur edhe u lajmëruan rastet e para me COVID-19 në Kosovë si të dyshuar për SARS COV-2 janë testuar 471 mijë e katër persona.
Nga numri i përgjithshëm i të testuarve 97 mijë e 467 prej tyre kanë dalë pozitivë me COVID-19.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë deri më tani janë shëruar gjithsejt 81 mijë e 561 persona.
Ndërkaq siç bën të ditur IKSHPK 1 mijë e 976 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.
Në vendin tonë akoma vazhdon të jetë numër i lartë i rasteve aktive, gjithsejt 13 mijë e 930.
"Numri total i rasteve pozitive është 97.467 raste nga 471.004 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.976 raste të vdekjes, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 81.561 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.930".
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.