Një banore ka ngritur shqetësime për gjendjen e rëndë të një ndërtese në rrugën “Faruk Elezi” në Klinë.
Ajo ka dërguar edhe pamje në redaksinë e Klankosova.tv, që tregojnë kushtet e mjerueshme brenda saj.
Përveç dëmtimeve të dukshme në objekt, ajo është ankuar edhe për mungesë kanalizimi, mosmbledhje të mbeturinave dhe nivel të lartë të papastërtive me insekte.
Edhe pse problemi është adresuar ndër vite në komunë dhe te organet përgjegjëse, sipas saj nuk ka pasur asnjë zgjidhje konkrete.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.