Një burrë është “rrahur” nga ajo që e përshkruan si "oktapodi më i zemëruar" ndërsa notonte gjatë pushimeve në një plazh të Australisë Perëndimore.
Në një video që është bërë virale, oktapodi mund të shihet në ujëra të cekëta duke goditur gjeologun Lance Karlson.
Krijesa erdhi pas tij përsëri më vonë dhe e goditi në krah, që lanë shenja të kuqërremta në lëkurën e tij, të cilat Karlson tha se u lehtësuan vetëm pasi ai derdhi kola mbi to, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Karlson tha se ishte gati të zhytej pranë vendpushimit ku ai dhe familja e tij po qëndronin në Geographe Bay kur pa atë që ai mendonte se ishte bishti i një peshku.
Ai zbuloi se ishte një oktapod vetëm kur ai ecte më afër me vajzën e tij dyvjeçare dhe po filmonte një video të tij kur papritmas oktapodi goditi në drejtim të tyre.
https://www.youtube.com/watch?v=OcLkk0kf6mk
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.