Gjermanët shpenzuan mesatarisht 100 euro për kokë banori vitin e kaluar duke blerë birra apo pije me përmbajtje të birrës.
Shifrat dolën nga një studim i tregut që bëri kompania Nielsen.
Sipas kësaj, në vitin 2018, në Gjermani u shitën rreth 6.1 miliardë litra birrë, 2.9 përqind më shumë se në vitin paraprak, shkruan rtl.de përcjellë Klan Kosova.

Qarkullimi u rrit për 7 përqind përkatësisht në 8 miliardë euro, pasi pothuajse të gjitha brendet e njohura të birrës i rritën çmimet.
Sipas studiuesve të tregut, birrat klasike, si Pilsner, u ballafaquan me konkurrencë në rritje, ndërsa birrat joalkoolike u bënë gjithnjë e më popullore.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.