Drejtori i Shoqërisë së Baletit “Hanover State Opera”, Marco Goecke, raportohet se e ka gjuajtur një kritike të tijin me fekale.
Ky veprim i tij ndaj Wiebke Huster, kritike për Frankfurter Allgemeine Zeitung, thuhet të ketë ardhur pasi ai mori vlerësime negative për premierën e shfaqjes së tij më të re, e cila u cilësua si “bajate” dhe “palidhje”.
Ai fillimisht e kishte sulmuar me fjalë dhe më pas e kishte nxjerrë jashtëqitjen e një qeni dhe ia kishte fshirë për fytyrë.
Ka qenë vetë gazeta që ka shkruar për këtë punë, duke thënë që Goecke e ka shprehur zemërimin e tij pas vlerësimit të Husterit mbi shfaqjen 'Mali holandez'.
Goecke tashmë është suspenduar nga detyra e tij dhe po hetohet nga policia.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.