Gjermania raportoi 255 vdekje nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, sipas Institutit Robert Koch (RKI).
Kujtojmë se gjatë ditë së djeshme Gjermani raportoi 483 viktima, ndërsa numrin më të lartë të viktimave me COVID-19 e raportoi të mërkurën me 487 viktima, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova
Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 18 mijë e 722 viktima.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit Gjermania ka raportuar 17 mijë e 767 raste të reja me COVID-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 1 milion e 171 mijë e 322.
Viktimat e përditshme nga COVID-19 janë rritur ndjeshëm në Gjermani javët e fundit, teksa edhe numri i të infektuarve është duke u rritur.
Pas takimit me guvernatorët e shtetit këtë javë, kancelarja Angela Merkel njoftoi të enjten zgjatjen e masave kufizuese kundër COVID-19 në Gjermani deri më 10 janar, pasi nivelet e infeksioneve në të gjithë vendin mbeten shumë të larta për të lejuar rihapjen e restoranteve dhe bareve.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.