Lajmet e fundit
Një burrë në Gjermani mund të mos kishte qenë në rrezik kur e telefonoi policinë pasi një ketër foshnje po e ndiqte, por e gjithë kjo u zhvillua në të mirë të të dyshuarit të vogël.

“Ndodh shpesh që ketrat që kanë humbur nënat e tyre kërkojnë një zëvendësim dhe pastaj fokusohen tek një person”, ka deklaruar zëdhënësja e policisë, Christina Krenz, transmeton Klan Kosova.
Ketri, tani i quajtur Karl-Friedrich, është nën kujdesin e një qendre shpëtimi të kafshëve dhe disa fotografi të tij policia e këtij qyteti i ka postuar në Facebook.
