Një 88 vjeçare, e cila ishte paciente në ambulancën me të cilën u përplas treni, vdiq të martën në Ahaus të Gjermanisë.
Siç raporton Bild, transmeton Klankosova.tv, në ambulancën që ishte e parkuar në shina, u lënduan pesë persona.
Sipas policisë, pacientja mundi të nxirrej nga rrënojat vetëm e vdekur.
Ndërkaq, të gjithë ndihmësit e ambulancës dhe dy pasagjerë në tren pësuan lëndime të lehta.
Shkalla e dëmit nuk dihet ende. Hetimet për aksidentin po vazhdojnë. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.