Gjermania ka vendosur të anuloj vendimet për dënime të personave homoseksual, të dënuar me ligjin i cili kishte kriminalizuar homoseksualët, veçanërisht gjatë periudhës së pasluftës në Gjermani.
Ministri i Drejtësisë, Heiko Maas, dëshiron të anuloj këto vendime njëkohësisht të krijoj një kompensim të duhur, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Rreth 50,000 meshkuj janë dënuar në vitet 1946 deri më 1969, përmes një ligji të vendosur në shekullin e nëntëmbëdhjetë, e të forcuar nga nazistët.
Homoseksualiteti është dekriminalizuar në vitin 1969, megjithatë ligji ka vazhduar së ekzistuari deri më 1994.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.