Hendbollistët e Gjermanisë janë kualifikuar në finale të Kampionatit Europian që po mbahet në Poloni pasi në një gjysmëfinale dramatike e kanë mposhtur Norvegjinë pas shtesës 34:33.
Në pjesën e rregullt të ndeshjes rezultati ishte 27:27 (14:13).
Golin fitues për gjermanët e shënoi Kai Hafner, pesë sekonda para përfundimit të kohës shtesë, transmeton Klan Kosova.
Ekipi gjerman për herë të fundit ishte finalist në Europianin e vitit 2004 në Slloveni, kur në finale e pati mundur Slloveninë mirëpritëse me 30:25.
Në finale patën arritur edhe në 2002, në Suedi, ku po ashtu u ndeshën me vendin organizator, mirëpo humbën më 31:33.
Finalisti tjetër do të mësohet pas gjysmëfinales së dytë mes Kroacisë dhe Spanjës që fillon tash në orën 21:00.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.