Gjermania regjistroi 22,806 infeksione të reja me koronavirus në 24 orët e fundit kështu duke çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në mbi 1 milion, sipas Institutit Robert Koch.
Vendi regjistroi gjithashtu 426 vdekje të reja, njoftoi ky institut të premten. Kjo shënon kërcimin më të lartë në numrin e rasteve të vdekjeve për një ditë që nga fillimi i pandemisë, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.
Numri total i vdekjeve atjeështë 15 mijë e 586 persona.
Kjo vjen një ditë pasi kancelarja gjermane Angela Merkel njoftoi se kufizimet lidhur me virusin korona dhe një bllokadë e pjesshme kombëtare do të zgjasë deri më 20 dhjetor, por mund të zgjatet edhe deri në 2021, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.