Gjermania ka njoftuar se do t’i vazhdojë kontrollet kufitare për së paku deri të premten tjetër – 15 maj, ka njoftuar Ministria e Brendshme.
Gjermania është pjesë e Zonës Shengen ku kufijtë janë të hapur, por që kontrollet do të vazhdojnë të jenë në fuqi për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
“Natyrisht, ne jemi të udhëzuar nga shpirti evropian dhe nuk veprojmë njëanshëm apo në mënyrë të pakoordinuar”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë.
26 vendet evropiane, përfshirë Spanja, Franca, Greqia, Italia dhe Polonia nuk kanë kufij të brendshëm dhe që lëvizjet e qytetarëve në mes tyre bëhen lirshëm.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.