Europa e ka kampionen e re në hendboll.
Ajo është Gjermania.
Në ndeshjen më të rëndësime e mposhti Spanjën me rezultat 24:17 (10:6).
Finalja në Krakow të Polonisë kaloi në shenjë të portierit gjerman Andreas Wolff, i cili i mbrojti 16 gjuajtje duke u shndërruar në mur të gjallë për spanjollët, transmeton Klan Kosova.
Spanja nuk arriti ta fitojë titullin as pas tentimit të katërt, pasi gjithashtu kishte humbur në finalet e kaluara të Europianit ndaj Suedisë në 1996, Rusisë në 1998 dhe Francës në 2006.
Të bronztën e fitoi Kroacia, pasi fitoi
ndaj Norvegjisë me 31:24.
Ekipi më i mirë i Kampionatit Europian
Portier: Andreas Wolff (GER)
Anësor i majtë: Manuel Strlek (CRO)
Sulmues i majtë: Michal Jurecki (POL)
Plejmejker: Sander Sagosen (NOR)
Sulmues i djathtë: Johan Jakobsson (SWE)
Anësor i djathtë: Tobias Reichmann (GER)
Pivot: Julen Aguinagalde (ESP)
Mbrojtës: Henrik Mollgaard (DEN)
Lojtari më i dobishëm (MVP): Raul Entrerrios (ESP)
https://youtu.be/xMu4bXdSSjk
https://youtu.be/chZaGel6Xio
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.