Ministria e mbrojtjes e Gjermanisë tha të martën se ushtarët e Task Forcës së saj të Mbrojtjes Ajrore dhe Raketore kishin përfunduar misionin e tyre në Poloni.
Siç raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv, ashtu siç ishte planifikuar e sistemet e saj Patriot ishin zhvendosur përsëri në Gjermani.
“Edhe pasi sistemet Patriot të jenë zhvendosur, Gjermania do të vazhdojë të japë kontribute të shumta për mbrojtjen e krahut lindor të territorit të aleancës (NATO) dhe partnerëve tanë”, tha ministria në një deklaratë. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.