Gjermania brenda 24 orëve të fundit ka regjistruare 1,707 raste pozitive me koronavirus, duke shënuar kështu shifrat më të larta ditore të infeksioneve që nga fundi i muajit prill.
Ishte 26 prilli kur Gjermania pati regjistruar 1,737 raste me COVID-19, brenda një dite sipas Transmetuesit Publik Gjerman ARD.
Numër të madh të rasteve Gjermania kishte shënuar, edhe në fillim të prillit kur shifra ditore shkonte në më shumë se 6 mijë raste pozitive, njofton CNN, transmeton Klan Kosova.
Në fund të muajit korrik është shënuar rritje e numrit të rasteve pozitive me koronavirus në Gjermani
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.