Lajmet e fundit

Cirku Roncalli ka performuar para publikut që nga viti 1976, por këtë herë ka vendosur që në performancën e tyre të jenë hologramët në formë të kafshëve.
Sipas Bright Feed, këto shfaqje akoma janë të karakterizuara me akrobacione dhe me rrathë nga zjarri, por që vetëm kafshët nuk janë të vërteta. Roncalli ka krijuar holograme 3D në një ambient me gjatësi prej 32 metrave dhe thellësi 5 metra, performanca shikohej nga publiku në 360 shkallë.
Agjencia Roncalli TAG / TRAUM në marrëveshje me Bluebox bashkëpunuan me kompaninë Optoma, ku instaluan 11 projektues ZU850 lazer për një eksperiencë holografike.
Sipas Dailymail, ky është cirku i parë në botë me hologram, transmeton Klan Kosova.
