Spanja është finalistja e dytë e Europianit në hendboll. Ajo në gjysmëfinale e mposhti Kroacinë me rezultat 33:29 (18:14).
Kroacia dominoi në fillim të pjesës së parë, por spanjollët arritën ta përmbysnin rezultatin dhe pjesën e parë e fituan me katër gola diferencë, transmeton Klan Kosova.
Gjatë pjesës së dytë Spanja udhëhoqi vazhdimisht.
Kroacia në disa raste u afrua në vetëm një gol dallim, mirëpo spanjollët në fund ia dolën që ta sigurojnë fitoren.
Të dielën, në finale do të takohen Gjermania – Spanja, kurse për medaljen e bronztë do të ndeshen Kroacia – Norvegjia.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.