Ish-boksieri i njohur kosovar me famë botërore, Luan Krasniqi, ka dhënë qëndrimin e tij ndaj Angela Merkel e cila është në garë në zgjedhjet parlamentare të sotme, për një mandate të katërt me radhë në Gjermani.
Krasniqi në një intervistë të tij për një nga televizionet gjermane, e cila u bë në kudër të kampanjës ndaj Zonjës së Hekurt, thotë se e mbështetë Angela Merkel-in pasi ajo dha nga vetja 100 për qindëshin, transmeton Klan Kosova.
''Ajo jep gjithmonë 100 për qindëshin nga vetja''.
''Merkel ka përballuar krizën dhe la qetësi në vend, prandaj e përkrah 100%'' , shprehet boksieri nga Juniku, karrierën e tij prej një luftëtari të tillë të cilën e zhvilloi në Gjermani, transmeton Klan Kosova''.
46 vjeçari po ashtu ditë më parë pati një takim me Merklin të cilën e ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme edhe për Kosovën.
Zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani për përcaktimin e Kancelarit dhe të deputeteve të Bundestagut (Parlamenti Federal) janë duke u zhvilluar sot, transmeton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.