Gjesti u shpreh se mendon që deklarimi i Vullnetit rreth orientimi të tij seksual është lojë.
Ai u shpreh se gjestet prej një personi homoseksual i ka Vullneti, por sërish nuk po arrin që ta besojë pasi siç thotë ai ‘njerëzit për lojë bëjnë gjithçka’, transmeton Klankosova.tv.
“Nuk e di veç qashtu po më doket mua. Njerëzit bëjnë gjithçka për lojë, ky është edhe gazetar e din deri ku mundet me shku reagimi i njerëzve. Gjestet i ka qashtu po nuk i besoj”, u shpreh Gjesti.
Xheneta, në anën tjetër, u shpreh se nuk beson që Vullneti e bëri deklarimin për vëmendje.
“Ka disa vjet që komentohet për të, nuk mendoj që e kish përdorë një gjë të tillë për vëmendje. E kam vërejt që ky bezdiset kur ka vëmendje të femrave, prej herës së parë kur kemi vallëzu e kom vërejt që ka nejt larg – nuk afrohet”, u shpreh Xheneta.
Për të kuptuar më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=BgrM3_mSrFY
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.