Gjesti ka biseduar me Vullnetin për gjendjen e tij mendore, duke u shprehur se po ndjehet i mbushur dhe i rënduar psiqikisht.
“Kam trurin shumë të mbushur vëlla, bllok spo mundem me e shiru, terr o ma qet, po e vërej që jam mbushur”, i tha Gjesti, Vullnetit.
“Mos mendo shume edhe pse sedi a mendon”, i tha Vullneti teksa e këshilloi të meditonte.
Vullneti e mësoi Gjestin mënyrën më të lehtë dhe më të mirë të meditimit, gjersa i tha që duhet të fokusohet në burimin e frymëmarrjes.
“Vetëm fokusohu aty, nëse mendon diçka, kthehu tek frymëmarrja, do të ndikoj në qetësinë tënde”, tha Vullneti.
Ai tutje i tregoi Gjestit që kjo mënyrë i ka ndihmuar atij shumë, transmeton Klankosova.tv.
Për më shumë detaje, shiheni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=ko88CXX81ZI
●●●
CDSHKRIMI NGA
Clirimtare Dukolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.