Gjesti ka folur me Rovenën për ngjarjen që pati me Xhenetën.
Gjesti u shpreh se nuk e ka bërë me qëllim që të qajë Xheneta, por sipas tij kur të diskutosh duhet ta mbash.
“Kam qenë duke folë diçka jashtë me Xhenetën edhe më tha që frajeri im ka pasur ‘Lamborghini’ a ti as në ëndërr nuk e sheh – ti nuk e ki atë.
Ajo vetë e përmendi e unë tash po ja luj, po i them që as ti në ‘Urus’ nuk hip”, u shpreh Gjesti.
Gjesti, mes tjerash, u shpreh se do të marrë hak për Anisën në atë se çfarë tha Xheneta për të.
“Pasha Zoti unë do të marrë hak për të (Anisën), më dhimbset për shëndetin e saj e ajo i ka thënë shko ndreqe shpinën”, tha Gjesti.
Rovena në anën tjetër u shpreh se Xheneta edhe për të ka thënë shumë gjëra të këqija për të cilën u shpreh se ‘është libër i mbaruar’.
Për të kuptuar më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=vdW0_T9007g
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.