Fituesi i Big Brother Vip Albania, Gjesti mbrëmë mbajti koncert në Pavlan, vendin prej nga ai vjen.
Gazetari i Klan Kosovës, Lorik Kajtazi, në “Weekend” në Klan Kosova ka dhënë detaje lidhur me atë se kush ishte atje.
“Prej që ka dal deri që e ka kry publiku u kanë pas tij, që ia vlen me u potencu. Gjesti zakonisht i ka gjetë disa fansa, si persona me aftësi të kufizume, edhe dje e ndali koncertin veç për të, e përshëndeti dhe i dhuroi diçka”, tha Kajtazi.
Ai potencoi se Gjesti është energjik dhe spontan si përherë.
Derisa bëri të ditur se ekipa e tij, shoqëria e tij ishte me të.
Ndiqeni videon për më shumë detaje:
https://www.youtube.com/watch?v=0nlcs8bZ2kw
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.