Këngëtari dhe personazhi i njohur, Gjesti, sot mbush 25 vjet jetë.
Me një mesazh të ngrohtë dhe plot falënderime në Instagram, ai ka reflektuar mbi vitin që po len pas, duke shprehur mirënjohje për shëndetin, përkushtimin e familjes dhe dashurinë që ka marrë nga fansat.
"
Ky vit i ka pase krejt, emocione, presion, rrijte, bekime... gjithcka. Faleminderit Zot qe jom shnosh e mire, e qe i kom mrri 25 vjet! Faleminderit familja jem qe m’keni rrite me shume dashni. ♥️ Edhe faleminderit secilit prej juve per dashnine edhe urimet e ditelindjes. ??♥️ E kom te pamundur me ja u kthy krejtve, mirepo krejt i shoh! Ju dua. ♥️♥️♥️♥️♥️♥️", ka shkruar ai në Instagram.
Gjesti ka postuar edhe dy fotografi: një, ku shihet duke mbajtur tortën në dorë, dhe imazhi tjetër nga fëmijëria, duke sjellë një ndjesi nostalgjie dhe afeksioni për momentet e kaluara.

●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.