Gjigandi amerikan i teknologjisë, Cisco Systems do t’i pushojë nga puna 5500 punëtorë në mbarë botën, apo thënë ndryshe, do ta shkurtojë 7% të forcës punëtore.
Kjo kompani ka rreth 70,000 njerëz që punojnë për të në mbarë botën.
Zyrtarë të Cisco’s kanë deklaruar se po i pushojnë njerëzit për t’i investuar ato para në zhvillimin e fushave të caktuara të kompanisë.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.