Dëshira për të qenë të pavarur nuk njohu asnjë pengesë për 914 mijë kosovarë 31 vjet më parë.
As regjimi i Serbisë në Kosovë nuk mundi ta ndalte PO-në masive në referendumin katër ditësh, që nisi më 26 shtator 1991.
Si në krejt vendin, ky organizim, që sivjet mbushi 31 vjet, u mbajt fshehur deri në ditën e parë të votimit. Aty kontribuuan edhe bizneset si shtypshkronja "Pika5" që shtypi referendumet në gjuhën turke.
Në ndonjë rast për votim u shfrytëzuan edhe xhamitë, si në Zhegër, por në 64 raste të tjera, qendrat ishin në objekte publike. Por u lanë edhe zgjidhje alternative në rast rebelimi të pushtetit.
Referendumit në nivel vendi iu përgjigjën 87 për qind e atyre që kishin të drejtë vote. 99.8 për qind i thanë po bërjes së Kosovës shtet në vete.
https://www.youtube.com/watch?v=WQZmJfVZty0
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.