Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mbajtur mbledhjen e radhës e Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ku është bërë vlerësimi gjendjes me virusin për vikendin.
Haziri ka njoftuar se komuna që udhëheq ka aktualisht 382 raste aktive, duke apeluar të gjithë qytetarët që t’iu përmbahen masave anti-COVID-19, bartjen e maskës, mbajtjen e distancës dhe higjienën personale, si e vetmja mënyrë e parandalimit të përhapjes së virusit, njofton Klan Kosova
Gjendja e përgjithshme është si vijon: nga 7 mijë e 58 mostra, 2 mijë e 802 kanë rezultuar pozitive, 2 mijë e 338 janë shëruar, 82 pacientë e kanë humbur betejën, 382 raste janë aktive, 66 të konfirmuar me COVID-19 janë në hospitalizim dhe 71 mostra në pritje për rezultat.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.