Lajmet e fundit

Turneu në fjalë do të mbahet për nder të Epopesë së UÇK-së dhe organizohet nën patronatin e FFK-së, përkatësisht Komisionit të Futsallit.
Për shkak të pandemisë, sivjet në këtë turne do të garojnë vetëm ekipet vendore si FC Prishtina, FC Drenica, FC Peja dhe FC Prishtina 01.
Ndeshjet gjysmëfinale luhen më 4 mars nga ora 16:00 dhe 18:00, derisa finalja luhet më 5 mars nga ora 18:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.